Edhe Hykmete Bajrami rezulton pozitiv me COVID-19

17.11.2020

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami gjatë ditës së sotme ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Këtë e ka bër të ditur vet ministrja Bajrami e cila përmes një shkrimi në profilin e saj në facebook ka thënë se këto ditë do të jetë në vetëizolim dhe do të punoj nga shtëpia. “Të nderuar qytetarë, Sot jam […]

Edhe Hykmete Bajrami rezulton pozitiv me COVID-19 Foto: Ilustrim

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami gjatë ditës së sotme ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Këtë e ka bër të ditur vet ministrja Bajrami e cila përmes një shkrimi në profilin e saj në facebook ka thënë se këto ditë do të jetë në vetëizolim dhe do të punoj nga shtëpia.

“Të nderuar qytetarë, Sot jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Për dy javë, do të jem në vetëizolim dhe do të punoj nga distanca për aq sa me lejon gjendja shëndetësore. Shëndet për ju dhe familjet e juaja!” ka shkruar Bajrami.

Kujtojmë se sot gjatë ditës janë shënuar edhe 690 raste të reja me COVID-19 në Kosovë ku gjithashtu pozitiv ka rezultuar edhe u.d. së presidentit, Vjosa Osmani.