Edhe AAK thotë se vendimin për rritje të çmimit të rrymës do ta dërgojnë në Kushtetuese
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se në rast se nuk revokohet rritja e çmimit të energjisë elektrike, vendimi i marrur nga ZRrE do të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese. Tahiri tha se vendimi i marrur nga ZRrE nuk është i pavarur, por me direktiva të Qeverisë. Sipas Tahirit, vet mosprezenca e […]
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se në rast se nuk revokohet rritja e çmimit të energjisë elektrike, vendimi i marrur nga ZRrE do të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese.
Tahiri tha se vendimi i marrur nga ZRrE nuk është i pavarur, por me direktiva të Qeverisë.
Sipas Tahirit, vet mosprezenca e deputetëve të VV-së dhe kryeministrit, tregon se rritja ka qenë e sinkronizuar.
“Me këtë vendim po dëmtohen ekonomitë familjare, kjo rritje e rrezikon shtresën e mesme. Kjo rritje është diskriminuese. Vet mosprezenca e kryeministrit dhe deputetëve të VV-së kur diskutojmë për këtë rritje, tregon se rritja ka qenë e sinkronizuar”, u shpreh Tahiri.