Edhe 3 ditë afat për aplikim për kadetë të rinj të FSK-së

20.06.2022

Afati i konkurrimit në Konkursin e përzgjedhjes për kadetë do të jetë i hapur deri më 23.06.2022. Aplikimi dhe njoftimi për kadetë të FSK-së është online në adresën: https://rekrutimi.fsk-rks.org// si dhe njoftimi për shpalljen e konkursit mund ta shikoni edhe në web faqen e MM-së: https://mod.rks-gov.net, ku gjendet shpallja e konkursit. Kandidatët plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org// dhe bashkëngjisin […]

Edhe 3 ditë afat për aplikim për kadetë të rinj të FSK-së Foto: Ilustrim

Afati i konkurrimit në Konkursin e përzgjedhjes për kadetë do të jetë i hapur deri më 23.06.2022.

Aplikimi dhe njoftimi për kadetë të FSK-së është online në adresën: https://rekrutimi.fsk-rks.org// si dhe njoftimi për shpalljen e konkursit mund ta shikoni edhe në web faqen e MM-së: https://mod.rks-gov.net, ku gjendet shpallja e konkursit.

Kandidatët plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org// dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.

Ministria e Mbrojtjes u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mirëpret aplikacionet e të rinjëve e të rejave për kadetë të FSK-së, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike.

Ministri Mehaj ka shkruar se “Ju priftë e mbara dhe suksese në vendimin tuaj më të rëndësishëm në jetë! Detyra, Nderi dhe Atdheu”.