E-Kosova tani edhe si aplikacion mobil, mbi 220 shërbime në dispozicion

18.02.2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se platforma e-Kosova tashmë është e disponueshme edhe si aplikacion mobil për pajisjet iOS dhe Android.

Kjo zhvillim vjen si një lehtësi e re për qytetarët dhe bizneset, duke u ofruar qasje të thjeshtë dhe të shpejtë në një gamë të gjerë shërbimesh publike.

“Me më shumë se 1 milion përdorues të regjistruar dhe mbi 220 shërbime elektronike të zhvilluara, e-Kosova është dritarja jonë digjitale për qytetarët dhe bizneset,” shkroi Kurti në njoftimin e tij. Ai theksoi se të gjitha shërbimet e ofruara më parë nëpërmjet platformës online tani janë në dispozicion edhe në aplikacionin mobil.

Disa nga shërbimet e shumta që mund të aksesohen nëpërmjet e-Kosova përfshijnë:

  • Certifikatat e gjendjes civile
  • Certifikatat e pronës dhe kopjet e planit
  • Obligimet e tatimit në pronë dhe gjobat në trafik
  • Vazhdimi i regjistrimit të veturës
  • Certifikata për historinë penale
  • Aplikimet për shtesa, benefite, grante dhe subvencione
  • Pagesat elektronike
  • Raporti kreditor

Kryeministri Kurti theksoi se ky është një hap i rëndësishëm në procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike, duke synuar t’u ofrojë qytetarëve dhe bizneseve një përvojë më të mirë dhe më efikase. Ai përfundoi duke thënë: “Vazhdojmë me digjitalizimin për shërbime më të mira për të gjithë.”

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1179515950208797&set=a.469157147911351&type=3