[E FUNDIT] Miratohet Ligji për heqjen e homologimit për automjete
Është duke vazhduar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku kjo seancë ishte më e ngarkuar se ditëve të tjera pasi që ka 13 pika të rendit të ditës. Deputetët e Kuvendit kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Automjete që heq homologimin për mjetet rrugore të reja si dhe ato të përdorura. Këtij […]
Është duke vazhduar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku kjo seancë ishte më e ngarkuar se ditëve të tjera pasi që ka 13 pika të rendit të ditës.
Deputetët e Kuvendit kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Automjete që heq homologimin për mjetet rrugore të reja si dhe ato të përdorura.
Këtij Projektligji përkrahje i kanë dhënë 75 deputetë nga pozita dhe opozita, derisa janë miratuar edhe dy amandamente nga komisioni funksional.
Në parim ky projektligj është miratuar javë më parë në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkohë, deputetët miratuan në parim edhe Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, për të cilin gjatë ditës nuk kishte kuorum.