Durmishi: Nuk vjen në shprehje lejimi i importit të automjeteve më të vjetra se 10 vjet

  • 12.06.2022
Durmishi: Nuk vjen në shprehje lejimi i importit të automjeteve më të vjetra se 10 vjet

Ani se janë formuar grupet punuese për plotësim ndryshimin e Ligjit për automjete, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë për KosovaPress, se nuk vjen në shprehje heqja e kufizimit të vjetërisë së automjeteve.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ditë më parë ka paralajmëruar se para pushimit të deputetëve do të iniciojë sërish nismën ligjore në Kuvend për plotësim-ndryshimin e Ligjit për automjete, i cili mundëson lejimin e importit te automjeteve më të vjetra se dhjetë vjet.


Zëvendësministri Durmishi thotë se lejimi importit të automjeteve më të vjetra se dhjetë vjet, do të ndikonte në rritjen e ndotjes së ambientit në Kosovë.

“Një ndër pikat që është diskutuar në Grupet punues ka qenë edhe kjo për vjetërsinë e automjeteve. Natyrisht që për neve është e rëndësishme ambienti, që mos të lejojmë që numri i madh i automjeteve ta rris ndotjen e ajrit në Kosovë. Dhe jemi duke synuar që të krijojmë mekanizma përmes kontrolleve teknike edhe përmes formave të tjera që ta ulim sa më shumë ndotjen që shkaktohet prej automjeteve. Prandaj aktualisht nuk vjen në shprehje ta heqim kufizimin për vjetërsinë e automjeteve, sepse kjo ndikon pastaj në rritjen e ndotjes këtu në Kosovë”, thekson Durmishi. 

Zëvendësministri Durmishi ka treguar kohen kur Kosova mund të lejojë importin e veturave më të vjetra se 10 vjet.

“Për këtë mund të flasim pasi që të krijojmë një situatë të tillë kur mund ta ulim emetimin e gazrave prej automjete përmes formave të ndryshme, siç është vendosja e disa filtrave shtesë të të gjitha automjeteve. Pastaj, mund të flasim për rritjen e vjetërsisë së automjeteve”, thotë ai.

Durmishi e kupton gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve, por thotë se primare është shëndeti i qytetarëve.

Sipas Durmishit, vjetërsia mesatare e automjeteve në Kosovë është 19 vjet.

“Po, por kjo ka të bëj që është një numër i madh i automjeteve në Kosovë. Vjetërsia e automjeteve mesatare është 19 vjet që janë në Kosovë. Nëse ne këtë e rrisim, atëherë do ta rrisim importin e makinave të vjetra prej vendeve që dëshirojnë që t’i largojnë automjetet nga vendet e tyre. Prandaj kjo do të ndikojë në rritjen e ndotjes dhe për neve primare është shëndeti i qytetarëve”, thotë ai.

Derisa kundër lejimit të importit të veturave të vjetra janë shprehur edhe ambientalistët dhe njohës të ekonomisë.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë