Drejtori i Klinikës Emergjente tregon sa zgjasin efektet anësore pas marrjes së vaksinës anti-COVID

16.04.2021

Drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani, ka thënë se pandemia ka penguar shërbimin emergjent, për shkak se aty trajtohen pacientët me lëndime nga më të ndryshme. Ai ka deklaruar se Klinika që e udhëheq iu ka dhënë prioritet të gjitha rasteve si goditjet në tru, zemër, gjendjeve aksidentale etj, derisa pandemia ka shkaktuar stërmbushje me […]

Drejtori i Klinikës Emergjente tregon sa zgjasin efektet anësore pas marrjes së vaksinës anti-COVID Foto: Ilustrim

Drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani, ka thënë se pandemia ka penguar shërbimin emergjent, për shkak se aty trajtohen pacientët me lëndime nga më të ndryshme.

Ai ka deklaruar se Klinika që e udhëheq iu ka dhënë prioritet të gjitha rasteve si goditjet në tru, zemër, gjendjeve aksidentale etj, derisa pandemia ka shkaktuar stërmbushje me pacientë të infektuar me COVID-19.

Ndër tjerash, duke folur për vaksinën anti-COVID, Lenjani ka thënë për EO se kjo mund të kalojë me dhimbje koke, të nyjeve, marramendje dhe temperaturë, ku mund këto efekte mund të zgjasin deri në 12 orë.

“Mirëpo këshilla ime është që të përcaktohet një ekspert i cili në mënyrë të saktë do t’i përcaktonte indikacionet të marrjes së vaksinave sidomos të personave që kanë sëmundje sepse para marrjes së vaksinës ekziston një parambrojtje për personat që kanë probleme me zemër, tru enë të gjakut më sëmundje të mushkërive paraprakisht duhet të konsultohet me mjekun e tyre në mënyrë që të mos vijë ndonjë ndërlikim. Por mund të paraqitet vetëm ndonjë rast me alergji, por kjo varet nga secili individ sepse organizimi i njeriut është specifik për veten”, tha ai.