Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani merr vaksinën anti-COVID, fton qytetarët të vaksinohen

12.07.2021

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani gjatë ditës së sotme është vaksinuar kundër virusit COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga IKSHPK-ja përmes një njoftimi. Ramadani ka ftuar qytetarët që të vaksinohen, pasi që me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19. “Drejtori i Institutit […]

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani merr vaksinën anti-COVID, fton qytetarët të vaksinohen Foto: Ilustrim

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani gjatë ditës së sotme është vaksinuar kundër virusit COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga IKSHPK-ja përmes një njoftimi.

Ramadani ka ftuar qytetarët që të vaksinohen, pasi që me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19.

“Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Prof. Dr. Assoc. Naser Ramadani sot u vaksinua kundër COVID-19.

Vaksinohuni edhe Ju!

1. Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19.

2.Të gjitha Vaksinat në Kosovë janë të sigurta dhe të gjitha të APROVUARA nga EMA dhe FDA (Agjencia Evropiane dhe ajo Amerikane)

3.Vaksinohuni për shëndet tani!

4.Beteja fitohet vetëm me vaksinim”, thuhet në njoftim.