Doza e tretë e vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë, infektologu Tolaj: Sa më shpejt të merret vendimi

10.11.2021

Ndërkaq, disa shtete të rajonit veçse kanë filluar administrimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID. Ndërsa, në Kosovë sipas njohësve është e nevojshme miratimi për dozën plotësuese për luftimin, kontrollin dhe parandalimit të pandemisë COVID-19. Sipas njohësve të kësaj fushe Kosova nuk bën përjashtim me nevojën e administrimit të dozës së tretë. “Padyshim që […]

Doza e tretë e vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë, infektologu Tolaj: Sa më shpejt të merret vendimi Foto: Ilustrim

Ndërkaq, disa shtete të rajonit veçse kanë filluar administrimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID.

Ndërsa, në Kosovë sipas njohësve është e nevojshme miratimi për dozën plotësuese për luftimin, kontrollin dhe parandalimit të pandemisë COVID-19.

Sipas njohësve të kësaj fushe Kosova nuk bën përjashtim me nevojën e administrimit të dozës së tretë.

“Padyshim që edhe në Kosovë është e domosdoshme, sa më shpejt që është e mundshme dhe që të merret vendimi për lejimin e dozës së tretë për të gjithë ata që kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga doza e dytë do të jetë e mirëseardhur.

Le të vaksinohen që të gjithë, avarësisht prej moshës, gjendjes shëndetësore të tyre. Në mënyrë paralele edhe me ata që nuk janë vaksinuar deri tash apo ata që deri tani janë vaksinuar me një dozë”, thotë për RTK’në infektologu Ilir Tolaj.