Do të hiqen tri periudhat, mësimi rikthehet me dy gjysmëvjetorë

22.06.2022

Ngarkesat administrative që janë evidentuar dhe ngarkesa me letra e formularë, shpesh të panevojshme kanë bërë që Ministria e Arsimit të reflektojë e të shqyrtojë mundësinë për ndryshime. Përveç kësaj, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se ky ndryshim do të bëhet me kërkesë të vetë nxënësve, mësimdhënësve por edhe prindërve. “Për vlerësim sa […]

Do të hiqen tri periudhat, mësimi rikthehet me dy gjysmëvjetorë Foto: Ilustrim

Ngarkesat administrative që janë evidentuar dhe ngarkesa me letra e formularë, shpesh të panevojshme kanë bërë që Ministria e Arsimit të reflektojë e të shqyrtojë mundësinë për ndryshime.

Përveç kësaj, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se ky ndryshim do të bëhet me kërkesë të vetë nxënësve, mësimdhënësve por edhe prindërve.

“Për vlerësim sa më objektiv, të drejtë, transparent, valid e më praktik, të nxënësve, me Udhëzimin e ri Administrativ, i cili është në diskutim publik, viti shkollor është paraparë të jetë i ndarë në dy periudha kohore (gjysmëvjetori i parë dhe gjysmëvjetori i dytë)”, deklaroi ministrja Nagavci, në postimin e saj në Facebook.

Këtë Udhëzim Administrativ, ajo edhe e ka publikuar duke kërkuar nga qytetarët që deri të mërkurën, të japin sugjerimet e tyre për plotësim-ndryshim.

“Ndryshimi i këtij dokumenti të rëndësishëm, është iniciuar me kërkesë të mësimdhënësve, nxënësve e prindërve, pasi që është vlerësuar se ndarja e vitit shkollor në tri periudha, siç ka qenë deri më tani, paraqet sfida dhe vështirësi të shumta, ngarkesë të panevojshme formale e administrative dhe rrezikon përmbajtjen e materies vlerësuese”, deklaroi Nagavci.

Ajo tha se udhëzimi i ri Administrativ reflekton në përmbajtje cilësore të vlerësimit të nxënësve, shkarkimin e ngarkesës administrative për mësimdhënësit si dhe  informimin me kohë të nxënësve dhe prindërve për suksesin dhe rezultatin e nxënësve në lëndët e caktuara.

Positmi i saj i plotë:

Për vlerësim sa më objektiv, të drejtë, transparent, valid e më praktik, të nxënësve, me Udhëzimin e ri Administrativ, i cili është në diskutim publik, viti shkollor është paraparë të jetë i ndarë në dy periudha kohore (gjysmëvjetori i parë dhe gjysmëvjetori i dytë).

Ndryshimi i këtij dokumenti të rëndësishëm, është inicuar me kërkesë të mësimdhënësve, nxënësve e prindërve, pasi që është vlerësuar se ndarja e vitit shkollor në tri periudha, siç ka qenë deri më tani, paraqet sfida dhe vështirësi të shumta, ngarkesë të panevojshme formale e administrative dhe rrezikon përmbajtjen e materies vlerësuese.

Udhëzimi i ri Administrativ reflekton në:

– Përmbajtje cilësore të vlerësimit të nxënësve;
Shkarkimin e ngarkesës administrative për mësimdhënësit;
Informimin me kohë të nxënësve dhe prindërve për suksesin dhe rezultatin e nxënësve në lëndët e caktuara.

Ky Udhëzim Administrativ për vlerësimin e nxënësve sipas Kornizës së Kurrikulës është në diskutim publik deri më 23 qershor 2022, prandaj ftoj të gjithë të interesuarit që të kontribuojnë edhe gjatë këtyre ditëve me komente profesionale, në mënyrë që këtë dokument të rëndësishëm ta kemi sa më cilësor.

Dërgoni komentet tuaja deri më datën 23. 06.2022.

Lexoni draftin në këtë LINK