LVV
PDK
LDK
AAK

Dita e të pagjeturve, EULEX-i identifikoi 480 mbetje mortore, përfshirë 332 persona të zhdukur

30.08.2022

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Zhdukeve me Dhunë, ku me ç’rast Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se nga vitit 2009 e deri tani ka kryer 692 operacione në terren për gjetjen e personave të zhdukur që përfshijnë 188 zhvarrime. Po […]

Dita e të pagjeturve, EULEX-i identifikoi 480 mbetje mortore, përfshirë 332 persona të zhdukur

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Zhdukeve me Dhunë, ku me ç’rast Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se nga vitit 2009 e deri tani ka kryer 692 operacione në terren për gjetjen e personave të zhdukur që përfshijnë 188 zhvarrime.

Po ashtu, përmes njoftimit për media nga EULEX thuhet se janë identifikuar 480 mbetje mortore, përfshirë këtu edhe 332 persona të zhdukur.

Gjatë periudhës Gusht 2021 – Gusht 2022, ekspertët e EULEX-it morën pjesë në 21 operacione në terren, ku përfshihen nëntë zhvarrime, ku rezultuan në identifikimin e tre personave të zhdukur.

Në njoftimin e këtij Misioni të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë thuhet se që nga fillimi i mandatit e deri sot ka punuar pareshtuar për gjetjen dhe kthimin e mbetjeve mortore të personave të zhdukur tek familjet e tyre për një varrim të respektuar dhe dinjitoz.

“Ndriçimi i fatit të personave të zhdukur është detyrë e vazhdueshme; që nga viti 2009, Misioni ka kryer gjithsej 692 operacione në teren për gjetjen e personave të zhdukur, që përfshijnë 188 zhvarrime. Mbetjet mortore të 480 individëve janë identifikuar, përfshirë 332 persona të zhdukur. Gjatë periudhës gusht 2021 – gusht 2022, ekspertët e EULEX-it morën pjesë në 21 operacione në teren, që kanë përfshirë nëntë zhvarrime. Kjo ka rezultuar në identifikimin e tre personave të zhdukur”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në njoftimin e EULEX-it bëhet e ditur se aktualisht ekspertët e tyre janë duke punuar me autoritetet e Kosovës për rishikimin e të gjitha mbetjeve mortore njerëzore që janë të ruajtura në morgun e Prishtinës, si dhe të dosjeve të ndërlidhura.

EULEX në njoftimin për media ka theksuar se për ta vështirësuar kërkimin e personave të zhdukur dhe për t’i fshehur provat, kryerësit e atyre krimeve i kanë fshehur trupat në varre të vogla klandestine apo edhe nëpër varreza.

Numri i trupave të zhvarrosur në pesë varreza është i paraqitur në vijim:

Varrezat e myslimanëve në Mitrovicën Veriore, 89

Varrezat ortodokse në Arbëri (Prishtinë), 81

Varrezat e Prizrenit, 77

Varrezat në Shirokë, 59

Varrezat myslimane në Arbëri (Prishtinë), 49

Po ashtu, pas luftës në Kosovë, ekspertë forenzikë ndërkombëtarë dhe vendas kanë gjetur numër të konsiderueshëm të personave të zhdukur në lokacione të ndryshme në Kosovë dhe Serbi, si në vijim: Brekoc, 121 trupa të zhvarrosur; Çikatovë e vjetër, 112; Rakosh, 97; Qirez, 96; Studime e epërme, 93; Korishë, 72; Suhodoll i Poshtëm, 70; Çikatovë e vjetër, 68; Makoc, 63; Suhodoll, 61; Krushë e madhe, 58; Rudnicë, 54; Suharekë, 54; Çikatovë e vjetër, 50, Kizhevak, 7 trupa të zhvarrosur. 

Etiketat

Ofertat e fundit