Diasporës sivjet s’do t’i duhet të paguajë sigurim kufitar, Qeveria mbulon shpenzimet

22.06.2021

Qeveria ka miratuar propozim vendimin për mbulimin e plotë të obligimeve të Primit të sigurimit kufitar për të gjithë bashkatdhetarët dhe të huajt që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë deri në fund të vitit 2021. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka sqaruar se ky vendim do të zbatohet […]

Diasporës sivjet s’do t’i duhet të paguajë sigurim kufitar, Qeveria mbulon shpenzimet Foto: Ilustrim

Qeveria ka miratuar propozim vendimin për mbulimin e plotë të obligimeve të Primit të sigurimit kufitar për të gjithë bashkatdhetarët dhe të huajt që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë deri në fund të vitit 2021.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka sqaruar se ky vendim do të zbatohet nga data 1 korrik.

“Ky vendim na hap rrugën që ne si ministri të lidhemi një memorandum bashkëpunimi që së bashku me BQK e marrim përsipër mbulimin e kostos së primit të sigurimit kufitar dhe mbulimi të filloj prej datës 1 korrik”.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj e ka marrur fjalën duke falënderuar kabinetin qeveritar pasi që mërgimtarët e kanë pritur këtë vendim që një kohë të gjatë.