Diaspora deri tani ka dërguar afro 700 mijë euro për ta luftuar Coronavirusin

01.05.2020

Diaspora i ka dërguar deri më tani afro 700 mijë euro për ta ndihmuar Kosovën në luftën kundër pandemisë së Coronavirusit. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se deri më tani janë mbledhur saktësisht 693 mijë e 776 euro. “Po ashtu është një adresë për diasporën tonë që ta ndihmojë Republikën e […]

Diaspora deri tani ka dërguar afro 700 mijë euro për ta luftuar Coronavirusin Foto: Ilustrim

Diaspora i ka dërguar deri më tani afro 700 mijë euro për ta ndihmuar Kosovën në luftën kundër pandemisë së Coronavirusit.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se deri më tani janë mbledhur saktësisht 693 mijë e 776 euro.

“Po ashtu është një adresë për diasporën tonë që ta ndihmojë Republikën e Kosovës në këtë kohë pandemie. Deri më tani shuma e mbledhur nga donacione vullnetmira që vijnë nga jashtë por edhe nga brenda Republikës së Kosovës është 693 mijë e 776”, tha Kryeziu.  

Ai ka se kjo shifër ndryshon vazhdimisht dhe qeveria do të jetë transparente se sa mjete janë grumbulluar.

“Kujtoj që kjo shifër vazhdimisht ndryshon dhe për çdo ndryshim ta tregojnë shumën e mbledhur”, tha ai për EkonomiaOnline

Kryeziu edhe një herë ka sqaruar se ai nuk është një fond i krijuar nga Republika e Kosovës.

“Është një nën llogari  në kuadër të llogarisë kryesorë të thesarit të shtetit.  Thirrja është bërë nga z. Kurti 12 ditë pasi që është hapur kjo nënllogari nw thesarin shtetëror, ashtu që të ketë një transparencë dhe llogari dhënie të të gjitha transaksioneve që ndodhin në kuadër të veprimeve të Qeverisë për  luftimin dhe menaxhimin e COVID-19″.  

“Aty do të derdhen të gjitha fondet që vijnë qoftë nga qeveritë e huaja,qoftë nga grantet apo kreditë që vijnë nga institucionet  tjera financiare”, tha ai.