Dështon për të 29-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ngërçi vazhdon
Për të 29-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet, pasi partitë opozitare vazhduan të kundërshtojnë votimin e fshehtë për kryeparlamentarin.
Foto: Ilustrim
Katër muaj pas zgjedhjeve, situata në parlament mbetet e njëjtë, me asnjëra nga partitë që nuk lëviz nga qëndrimet e tyre.
Sikurse dhe në seancat e kaluara, edhe këtë herë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar. Megjithatë, ky propozim nuk mori votat e mjaftueshme.
Në sallë ishin të pranishëm 102 deputetë, ku 53 prej tyre votuan pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Kjo shifër nuk ishte e mjaftueshme për miratimin e propozimit.
Si pasojë, seanca u ndërpre dhe do të vazhdojë të mërkurën në orën 11:00, në një tjetër përpjekje për të zgjidhur ngërçin politik që po pengon funksionalizimin e institucioneve.