Deri në muajin tetor 349 kosovarë fituan nënshtetësinë austriake

18.11.2020

Numri i natyralizimeve në Austri në deri në muajin shtator pësoi rënie prej 16.7% ku 6,336 qytetarë janë tani janë shtetas të Austrisë. Në nëntë muajt e parë të vitit 2020, numri i natyralizimeve ra prej 16.7 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ku gjithsej 6,336 qytetarë morën shtetësinë. Në […]

Deri në muajin tetor 349 kosovarë fituan nënshtetësinë austriake Foto: Ilustrim

Numri i natyralizimeve në Austri në deri në muajin shtator pësoi rënie prej 16.7% ku 6,336 qytetarë janë tani janë shtetas të Austrisë.

Në nëntë muajt e parë të vitit 2020, numri i natyralizimeve ra prej 16.7 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ku gjithsej 6,336 qytetarë morën shtetësinë. Në vitin 2019, kishte 7,610 natyralizime në tre tremujorët e parë.

Shumica vijnë nga Bosnja dhe Serbia
Më shumë se një e treta e njerëzve të natyralizuar kanë lindur në Austri (2,244 ose 35,4 përqind). Pak më shumë se gjysma (3,279 ose 51.8 përqind) ishin qytetarë të tetë vendeve të ndryshme para natyralizimit, shkruan SuharekaOnline.

Shumica janë nga Bosnja dhe Hercegovina (700), pasuar nga Serbia (690), Turqia (566), Kosova (349), Federata Ruse (269), Republika Islamike e Iranit (268), Rumania (225) dhe Afganistani (212) .