Deri në orën 11:00 në PZAP kanë arritur 139 ankesa
Të gjithë kandidatët për asamble kanë mësuar numrin e votave që kanë marrë. Shumë prej tyre mendojnë që u është bërë e padrejtë dhe dyshojnë në parregullsi në numërim. Atyre u është dhënë afat 24 orë për të paraqitur ankesat në Panelin Zgjedhor për Ankesa de Parashtresa (PZAP). Kryesuesi i Sekretariatit në PZAP, Mul Desku […]
Të gjithë kandidatët për asamble kanë mësuar numrin e votave që kanë marrë. Shumë prej tyre mendojnë që u është bërë e padrejtë dhe dyshojnë në parregullsi në numërim.
Atyre u është dhënë afat 24 orë për të paraqitur ankesat në Panelin Zgjedhor për Ankesa de Parashtresa (PZAP).
Kryesuesi i Sekretariatit në PZAP, Mul Desku ka thënë për IndeksOnline se deri në orën 11:00 kanë arritur 139 ankesa.
Ai ka thënë se afati për pranimin e ankesave është deri në orën 16:00.