SBASHK nis pushimet verore për anëtarët – 437 mësimdhënës do të pushojnë në bregdetin shqiptar

para 33 dite

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka nisur sot organizimin e pushimeve verore për anëtarët e saj, me nisjen e grupit të parë drejt bregdetit shqiptar.

SBASHK nis pushimet verore për anëtarët – 437 mësimdhënës do të pushojnë në bregdetin shqiptar

Në njoftimin zyrtar thuhet se ky aktivitet është pjesë e një tradite që SBASHK-u po e vazhdon edhe këtë vit, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për përkushtimin shumëvjeçar të mësimdhënësve në procesin e arsimit dhe edukimit të brezave.

Grupi i parë përbëhet nga 130 anëtarë të sindikatës, ndërsa dy grupe të tjera do të nisen më 22 dhe 29 qershor. Në total, 437 anëtarë të SBASHK-ut do të përfshihen në këto pushime pesëditore, përfshirë edhe katër bashkëkombës nga Bujanoci.

Përzgjedhja e pjesëmarrësve është bërë nga shoqatat sindikale në bazë të kritereve të përcaktuara nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se ndjehet krenar për vazhdimin e këtij aktiviteti tradicional, të cilin e konsideron si një shprehje të qartë të vlerësimit për angazhimin e palodhshëm të mësimdhënësve në shërbim të arsimit dhe kulturës në vend.

Etiketat

Ofertat e fundit