Deri në 1 orë pritje për të hyrë në Kosovë, pika kufitare më e ngarkuar te Dheu i Bardhë

24.07.2025

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit për fluksin në pikat kufitare të Kosovës, ku vërehen pritje më të gjata në disa prej tyre.

Sipas përditësimit të orës 15:23, në pikën kufitare te Dheu i Bardhë janë raportuar pritje të gjata – 50 deri në 60 minuta për hyrje, me një kolonë prej 100 metrash, ndërsa në dalje pritjet janë më të lehta, vetëm 5 deri në 10 minuta.

Edhe në pikën kufitare Muçibabë, qytetarët po përballen me pritje deri në 60 minuta në hyrje dhe 30 minuta në dalje, me kolona që arrijnë në 1,000 metra në hyrje dhe 500 metra në dalje.

Në pikën kufitare Merdarë, pritjet arrijnë 10 deri në 15 minuta në hyrje, por nuk janë shënuar kolona. Ndërsa në Jarinje ka pritje prej 10 deri në 15 minuta në hyrje, dhe 5 deri në 10 minuta në dalje.

Pikat kufitare si Bërnjak, Hani i Elezit, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Glloboçicë, Stançiq dhe Vërmicë paraqiten më të qeta, me pritje të zakonshme nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të theksuara.

Ndërkohë, trafiku për kamionë mbetet i qetë në të gjitha pikat kufitare, me pritje nga 3 deri në 5 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje.

FLUKSI NË PIKAT E KALIMIT KUFITAR

Pikat e kalimit kufitarAutomjeteKamionë
Hyrje (min)Dalje (min)Kolona (m) 
Hyrje
Kolona (m) 
Dalje
Hyrje (min)Dalje (min)Kolona (m) 
Hyrje
Kolona (m) 
Dalje
Bërnjak05-1005-100003-0503-0500
Dheu i Bardhë50-6005-10100003-0503-0500
Glloboqicë03-0503-050003-0503-0500
Hani i Elezit03-0503-050003-0503-0500
Jarinje10-1505-100003-0503-0500
Kullë03-0503-050003-0503-0500
Merdarë10-1505-100003-0503-0500
Muçibabë50-6020-30100050003-0503-0500
Mutivodë03-0503-050003-0503-0500
Qafë e Morinës03-0503-050003-0503-0500
Qafë e Prushit03-0503-050003-0503-0500
Stançiq03-0503-050003-0503-0500
Vërmicë03-0503-050003-0503-0500

Përditesuar: 24/07/2025 15:23:34