Deputetja e AAK-së nga Suhareka: Unë jam për trustin, për popullin!

19.01.2023

Gjatë ditës së sotme, në seancën e Kuvendit të Kosovës do të jetë në rend dite miratimi i Projektligjit për Trustin. Derisa partitë opozitare janë shprehur optimistë se sot do të kalojë në lexim të parë Projektligji për Trustin, kundër këtij projektligji janë shprehur partia në pushtet Vetëvendosje. Lidhur me këtë, projektligj Deputetja nga Suhareka […]

Deputetja e AAK-së nga Suhareka: Unë jam për trustin, për popullin! Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme, në seancën e Kuvendit të Kosovës do të jetë në rend dite miratimi i Projektligjit për Trustin.

Derisa partitë opozitare janë shprehur optimistë se sot do të kalojë në lexim të parë Projektligji për Trustin, kundër këtij projektligji janë shprehur partia në pushtet Vetëvendosje.

Lidhur me këtë, projektligj Deputetja nga Suhareka e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Albana Bytyqi është shprehur se ajo është pro këtij projektligji, duke thënë se sot të gjithë deputetët duhet të bëhen bashkë për qytetarët në mënyrë që të mos iu mohohet ajo që iu takon, raporton SuharekaOnline.

“SOT, t’i themi PO të gjithë TRUSTIT,

SOT, të bëhemi bashkë për njerëzit tanë,

SOT, t’i përgjigjemi me PO, thirrjes së tyre shumë të drejtë,

MOS t’ua mohojmë atë që iu takon,

UNË jam PËR trustin, për popullin!” ka shkruar Bytyqi në facebook.

Rikujtojmë se për kalimin e kësaj nisme, nevojiten shumica e thjeshtë e votave të deputetëve që marrin pjesë në votim.