Deputeti i VV-së: Agim Veliu është kundër, por koalicioni VV-LDK do të bëhet

31.01.2020

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është shprehur i bindur se Albin Kurti do të bëhet kryeministër ditën e hënë. Bajqinovci ka thënë se plani i Vetëvendosjes është që të hënën të bëhet qeveria dhe Albin Kurti të jetë kryeministër. Ai ka thënë se qeveria do të ndërtohet nga partneriteti me Lidhjen Demokratike të Kosovës, […]

Deputeti i VV-së: Agim Veliu është kundër, por koalicioni VV-LDK do të bëhet Foto: Ilustrim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është shprehur i bindur se Albin Kurti do të bëhet kryeministër ditën e hënë.

Bajqinovci ka thënë se plani i Vetëvendosjes është që të hënën të bëhet qeveria dhe Albin Kurti të jetë kryeministër.

Ai ka thënë se qeveria do të ndërtohet nga partneriteti me Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi, sipas tij, kështu ka vendosur elektorati me rreth 430 mijë vota në zgjedhjet e fundit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë në RTV Dukagjini se votimi i Glauk Konjufcës është proces i pakthyeshëm dhe sipas tij kërkesa e LDK-së për dorëheqje të tij është joserioze.

“Në ofertën e dytë që në i kemi bërë LDK-së, posti i kryeparlamentarit ka qenë për ta por ata nuk kanë dashur”.

Bajqinovci thotë se tashmë dihet hapur se Agim Veliu është personi më i ngurtë në raport të arritjes së koalicionit LVV-LDK, përcjell Telegrafi.

“Unë mendoj se Agim Veliu është kundër koalicionit me ne”.

Ai ka thënë se shumica e zyrtarëve të LDK-së e duan koalicionin me Vetëvendosjen dhe sipas tij këtë koalicion e do edhe populli.

Deputeti i LVV-së thotë se personalisht beson se koalicioni do të arrihet deri të hënën.