Deputeti i PDK-së: Taksa prej 5 euro për regjistrim të veturave plaçkitje

16.07.2021

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Nura, ka deklaruar se vendimi për pagesën e shumës prej 5 eurove, të cilën pritet që qytetarët ta paguajnë kur të regjistrojnë automjetet e tyre për t’u pajisur me një “tiketë ngjitës” që dëshmon se automjeti është regjistruar është plaçkitje e qytetarëve. Ai tha se ky vendim […]

Deputeti i PDK-së: Taksa prej 5 euro për regjistrim të veturave plaçkitje Foto: Ilustrim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Nura, ka deklaruar se vendimi për pagesën e shumës prej 5 eurove, të cilën pritet që qytetarët ta paguajnë kur të regjistrojnë automjetet e tyre për t’u pajisur me një “tiketë ngjitës” që dëshmon se automjeti është regjistruar është plaçkitje e qytetarëve.

Ai tha se ky vendim pasqyron marrëzinë e kësaj qeverie, derisa tha se ai që ishte kundër monopolit e oligarkëve u bë kumbarë i tyre.

“Taksë e cila në vetvete pasqyron marrëzinë e kësaj qeverie, e cila në margjinat e një gjendje emergjente të jashtëzakonshme në të cilën ndodhet vendi nga terasat luksoze të resortëve në ujdhesat greke në koordinim me ato të lagjes Marigona, nxjerrin vendime të tilla të turpshme për plaçkitjen e qytetarëve, e implementimin e të cilave pastaj kujdeset kush tjetër pos Hysen Durmishit me dostat e tij.

Mendësinë e tillë të mashtrimit e të hajnisë po e shohim prapë të rishfaqur nga po e njëjta udhëheqëse e cila kishte nisur një kohë qeverisjen me kifle e qumësht dhe shpejt përfunduan në prehrin e oligarkëve dhe jahtet e tyre luksoz.

Ai që deri dje ishte kundër oligarkëve dhe kundër monopoleve dhe proklamonte barazi, sot u bë kumbarë i monopoleve e dashamirë i oligarkëve përmes taksës së tij në kurrizin tuaj”, tha ai.

Ai tha se qytetarët do të paguajnë 80 fish më shtrenjtë e çmimi i tregut, pasi sipas tij një letër e tillë kushton 0.06 cent.