Pronarët e automjeteve do të njoftohen 15 ditë para skadimit të regjistrimit
20.08.2026
Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), në bashkëpunim me Agjencinë e Regjistrit Civil (ARC), ka aktivizuar një shërbim të ri në Platformën eKosova.
Përmes këtij shërbimi, pronarët e automjeteve do të njoftohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit të automjetit të tyre.
Shërbimi synon t’u mundësojë qytetarëve të jenë të informuar me kohë dhe të kryejnë obligimet që lidhen me regjistrimin e automjetit brenda afatit.
Njoftimi do të bëhet përmes Platformës së shërbimeve elektronike eKosova.
