Komuna e Suharekës për tre muaj mbledh mbi 36 mijë euro nga regjistrimi i automjeteve

22.06.2023

Të hyrat vetanake janë pjesë e pandashme e buxhetit të përgjithshëm të komunave. Ligji për Financat e Pushtetit Lokal përcakton se burimet e të hyrave komunale përveç granteve qeveritare përbëhen edhe nga të hyrat vetanake, të cilat mblidhen nga komunat në emër të shërbimeve të ofruara për qytetarët. Realizimi i të hyrave vetanake në Komunën […]

Komuna e Suharekës për tre muaj mbledh mbi 36 mijë euro nga regjistrimi i automjeteve Foto: Ilustrim

Të hyrat vetanake janë pjesë e pandashme e buxhetit të përgjithshëm të komunave.

Ligji për Financat e Pushtetit Lokal përcakton se burimet e të hyrave komunale përveç granteve qeveritare përbëhen edhe nga të hyrat vetanake, të cilat mblidhen nga komunat në emër të shërbimeve të ofruara për qytetarët.

Realizimi i të hyrave vetanake në Komunën e Suharekës për periudhën kohore janar – mars 2023 është në shumë prej 486,244.84 euro, raporton SuharekaOnline.

Nga muaji janar e deri tek ai mars i këtij viti, Komuna e Suharekës ka arritur që të mbledh 36,700.00 euro nga regjistrimi i automjeteve.