Deputeti i PDK-së: Ka dyshime për manipulim të numrit të vdekjeve nga COVID-19

14.09.2021

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se ka dyshime për manipulime të numrit të rasteve të vdekjeve nga COVID-19 në vendin tonë. Haxhiu ka thënë se lidhur me këtë çështje, prezenca e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia […]

Deputeti i PDK-së: Ka dyshime për manipulim të numrit të vdekjeve nga COVID-19 Foto: Ilustrim

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se ka dyshime për manipulime të numrit të rasteve të vdekjeve nga COVID-19 në vendin tonë.

Haxhiu ka thënë se lidhur me këtë çështje, prezenca e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia në këtë mbledhje ka qenë e domosdoshme.

Ai ka shtuar se ministri Vitia duhej të ishte këtu për të dhënës sqarime rreth eskalimit enorm të pandemisë, ku sipas tij Kosova renditet me vdekshmëri më të lartë në botë në 1 milion banorë si dhe me nivelin e vaksinimit më të ulët në botë.

Po ashtu, Haxhiu ka thënë se dëshiron t’ua rikujtojë që më 17 korrik 2021 kanë qenë vetëm 98 raste aktive, dhe se sipas tij kohë kjo kur është dashur që të ketë mobilizim të gjithë akterëve dhe përgjegjësve me i dhënë fund pandemisë dhe të identifikohen ato 98 raste ka ndodhur eskalimi më i madh i pandemisë.

Gjithashtu, deputeti nga radhët e PDK-së ka thënë e ka pasur dyshime edhe për manipulim të numrit të rasteve të vdekjes, pasi që sipas tij ministria e Shëndetësisë i ka qitur 28 vdekje pas disa minutash e përmirëson në 24 vdekje.

Haxhiu ka shtuar se situata vazhdon me qenë e rëndë edhe sot, dhe sipas tij ka filluar të bijnë rastet aktive, por ka rënë edhe numri i testimeve.