Deputeti Enver Hoxhaj bën homazhe pranë varreve të familjes Jashari

05.03.2020

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë homazhe në Prekaz me rastin e shënimit të 22 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”. “Sot kujtojmë sakrificën e Adem Jasharit dhe familjes së tij, sakrificë kjo që ngriti në këmbë shqiptarët në mbarë botën dhe i bëri të gatshëm që të bashkohen e luftojnë për […]

Deputeti Enver Hoxhaj bën homazhe pranë varreve të familjes Jashari Foto: Ilustrim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë homazhe në Prekaz me rastin e shënimit të 22 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.

“Sot kujtojmë sakrificën e Adem Jasharit dhe familjes së tij, sakrificë kjo që ngriti në këmbë shqiptarët në mbarë botën dhe i bëri të gatshëm që të bashkohen e luftojnë për lirinë e vendit”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

“Sot, Kosova kujton familjen Jashari dhe të gjitha familjet tjera, të cilat nuk kursyen asgjë dhe dhanë më të shtrenjtët e tyre që ne ta jetojmë lirinë dhe ta gëzojmë shtetin tonë përgjithmonë”.

Më tutje ai ka shkruar se: “Sot dhe çdo ditë tjetër, ua kemi borxh këtyre familjeve dhe këtyre njerëzve, të punojmë më shumë dhe ta bëjmë Kosovën një shtet dhe shoqëri të përparuar e të zhvilluar ekonomikisht, si dhe ta bëjmë më të fuqishme ndërkombëtarisht”.