Enver Hoxhaj: Shqipëria duhet të ruajë stabilitetin, përçarja nuk i shërben askujt

24.06.2026

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet dhe protestat e fundit në Shqipëri, duke theksuar se çështjet e brendshme politike duhet të trajtohen përmes institucioneve demokratike dhe mekanizmave kushtetues të shtetit shqiptar.

Enver Hoxhaj: Shqipëria duhet të ruajë stabilitetin, përçarja nuk i shërben askujt Foto: Ilustrim

Hoxhaj ka deklaruar se për Kosovën dhe shqiptarët kudo në botë, Shqipëria përfaqëson më shumë se një shtet fqinj, duke e cilësuar atë si faktor të rëndësishëm për pozitën e shqiptarëve në rajon dhe në Evropë.

“Stabiliteti, zhvillimi dhe forcimi i Shqipërisë janë interes i përbashkët”, ka shkruar Hoxhaj, duke vlerësuar rolin e Shqipërisë si anëtare të NATO-s dhe vend që ka avancuar në procesin e integrimit evropian.

Sipas tij, arritjet ndërkombëtare të Shqipërisë nuk duhet të rrezikohen nga tensionet politike apo nga veprime që, sipas tij, nuk ofrojnë zgjidhje.

Hoxhaj ka bërë thirrje për maturi dhe përgjegjësi, duke theksuar se përpjekjet për të krijuar ndarje dhe mosbesim mes shqiptarëve nuk i shërbejnë interesave të tyre.

“Një Shqipëri demokratike, e qëndrueshme, euroatlantike dhe e fortë është në interesin e çdo shqiptari. Duke e forcuar Shqipërinë, forcojmë edhe pozitën e shqiptarëve kudo në rajon dhe në botë”, ka përfunduar ai.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More