Deputeti Berisha paralajmëron se do ta ftojnë në raportim drejtorin e policisë
Kryetari i Komisionit për çështjes e sigurisë dhe mbrojtjes, deputeti Bekë Berisha ka paralajmëruar se do t’i ftojnë për raportim Inspektoratin policor, ministrin dhe drejtorin e policisë pas raportimit se disa hetuesve që kanë hetuar ministrat e persona të afërt me qeverinë “Kurti”, u është ndërruar pozital.
Berisha këto deklarata i ka bërë gjatë seancën së sotme të Kuvendit të Kosovës.
“Është raportu prej Nacionales që policët hetues që kanë hetu ministrat e korruptum janë zhvendos prej hetimit dhe në hetim tash kanë ardhë disa shokë të ministrit të Punëve të Brendshme, dmth për me i mbrojtë ministrat e korruptum”, ka thënë ai.
Tutje, Berisha është shprehur:
“Ne si komision parlamentar do të ftojmë Inspektoratin policor, ministrin dhe drejtorin e policisë dhe do të merremi me këtë çështje”, ka thënë ai.