Drejtori i Policisë viziton zyrtarin policor që u sulmua në Samadraxhë të Suharekës

Sot më 11.01.2022, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, bashkë me Drejtorin e Departamentit për Operacione Gazmend Hoxha vizituan stacionin policor në Suharekë, rajoni i Prizrenit.

11.01.2022 / Suhareka

Drejtori i Policisë viziton zyrtarin policor që u sulmua në Samadraxhë të Suharekës
Foto: Ilustrim

Gjatë kësaj vizite ata u pritën nga Drejtori rajonal i Prizrenit Kolonel Faton Alija dhe komandanti i stacionit policor në Suharekë me stafin e tij, ku nder të tjera u diskutua për angazhimet policore në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, rezultatet e deritanishme si dhe objektivat dhe planifikimet për vitin 2022.

Gjithashtu, Drejtori Mehmeti realizoi një vizitë në shtëpinë e zyrtarit policor i cili ditë më parë u sulmua dhe mori lëndime trupore nga një i dyshuar, gjatë intervenimit në një rast të dhunës në familje në Suharekë.


Personi i dyshuar tani më i arrestuar, i cili sulmoi zyrtarin policor vlerësohet si recidivist i dhunës në familje, por edhe i veprave të tjera penale.

Drejtori i Përgjithshëm z. Mehmeti, zyrtarit të lënduar i dëshiroi shërim sa më të shpejtë, shprehu mbështetjen e plotë dhe vlerësoi lart përkushtimin e tij, që gjatë realizimit të detyrës zyrtare me vetëmohim ka vepruar duke intervenuar në parandalimin e dhunës në familje duke rrezikuar edhe jetën.

Mundësi e mirë pune, Fabrika e Mobileve “TE NASERI” kërkon 50 punëtorë!

Fabrika e Mobileve ”Te Naseri” e cila gjendet në Zonën Industriale në Shirokë me një eksperiencë të gjatë në prodhimin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *