Deputetët e opozitës kritikojnë Qeverinë për “keqmenaxhim në sektorin e shëndetësisë”

  • 18.11.2022
Deputetët e opozitës kritikojnë Qeverinë për “keqmenaxhim në sektorin e shëndetësisë”

Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet për situatën në shëndetësi ku partitë opozitare kanë kritikuar Qeverinë për keqmenaxhim, ndërsa kanë kërkuar përgjegjësi për situatën e rëndë në këtë sektor. Në rend dite në këtë seancë është shqyrtimi i propozim-rezolutës nga Partia Demokratike e Kosovës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

Ish-ministri i Shëndetësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj, tha se Qeveria ka dështuar në sektorin e shëndetësisë.

Ai përmendi largimin e profesionistëve shëndetësorë nga Kosova, duke shtuar se Qeveria nuk ka strategji për parandalimin e kësaj.


“Nuk ka plan, nuk ka strategji, nuk ka projekt, nuk ka dialog social për parandalimin e kësaj. Është fakt i njohur që problemet në shëndetësi janë afatgjate ashtu siç janë edhe strategjitë, është fakt i pamohueshëm që ka pasur keqpërdorime në sektorin e shëndetësisë, ka pasur edhe keqmenaxhim, por jo të skajshëm ose tendencë për të mbuluar nga propaganda në pushtet, çdo kush që e ka bërë këtë adresa është e qartë, është prokuroria e shtetit, janë institucionet janë përgjegjësit ata të cilët i vënë para ligjit, dhe unë nuk kam pardon, as Lidhja Demokratike në kuptimin e saj, çdo kush e merr atë të cilën e meriton. Të nderuar deputetë, sidomos ju të shumicës, vajtimi për 20 vjet keqmenaxhim në sektor të shëndetësisë nuk u ndihmon as nuk e arsyeton kryeministrin Kurti”, tha Zemaj.

Deputeti i LDK-së tutje theksoi se për dy vjet 350 mjekë e kanë lëshuar Kosovën, pa përmendur ata që kanë kaluar nga sektori publik në atë privat.

Gjithashtu sipas tij, për shkak të keqmenaxhimit të Qeverisë 362 mjekë kanë mbetur pa punë.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, tha se Qeveria Kurti po i mashtron qytetarët dhe nuk po ndërmerr asnjë veprim për të përmirësuar gjendjen e rëndë në sektorin e shëndetësisë.

“Qeveria do të duhej të veprojë shpejtë dhe me plan konkret për të mirësuar këtë gjendje të mjerueshme në të cilën është katandisur shëndetësia në Kosovë, për fat të keq nuk kemi asnjë veprim, kemi vetëm mashtrim të qytetarëve. Më skandalozja dhe njëjtën kohë më e dhimbshmja është se edhe pacientët me kancer kanë mbetur pa terapi, pa ilaçe, pa kujdes, gjendja është alarmante, pacientët me kancer po detyrohen të shkojnë në Tiranë, në Shkup madje edhe në Beograd për të marrë shërbime mjekësore”, u shpreh ajo.

Sipas Zejnullahut, sistemi shëndetësor nuk mund të menaxhohet me komunitete, por me profesionistë që “partisë në pushtet i mungojnë”.

“Në fushatë pushteti aktual përsëriste frazat si në kor, citoj ‘nuk do të ketë spitale të harruara dhe lista e barnave nuk do të ketë mungesa, do të ketë përmirësim të kushteve të punonjësve shëndetësor, ne kemi spitale publike, ata kanë spitale private’, këto janë vetëm dy nga frazat tuaja të cilat besoj tashmë i keni harruar në pushtet, por të dytën është duke e realizuar më mirë se secili nga ju presidentja juaj. Nuk ka si të ishte ndryshe nga ky pushtet që planin për shëndetësi e ka përmbledhur në një faqe të vetme, nëse mund të quhet ai plan në një faqe”, tha deputetja e PDK-së.

Ndërsa, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, tha se Qeveria Kuti nuk ka strategji për menaxhimin e sektorit të shëndetësisë.

“Çka mund të flasim sot për shëndetësinë aktuale, pa strategji me veprime ad-hoc, pa ministër mbi dy muaj, me ushtrues detyre në menaxhimi ne shërbimit spitalor klinik dhe universitar, emërimin e ushtruesve të detyrave pa përvojë menaxheriale të dëshmuar paraprake, me rritje 4.4% të buxhetit, përkundër inflacionit që është 20% dhe inflacionit lokal ose rënies prej 4.4%, me listë të pritjes mbi 1 vit, me mungesë të barnave dhe me rritje simbolike të fundit për blerjen e branave kur çmimi i barnave është rrit qind për qind në treg të brendshëm, me ikje të profesionistëve shëndetësor vetëm 191 gjatë këtij viti, me 362 mjekë të papunë, me mungesë të anesteziologëve dhe rënies të programeve kirurgjike për shkak të mungesës së tyre”, tha Dreshaj.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, deputeti Haxhi Avdyli tha se sistemi i shëndetësisë në Kosovë vazhdon të ketë mungesë dhe keqmenaxhim.

Megjithatë, sipas tij, duhet parë pozitive rritjen e buxhetit për këtë sektor.

“Të gjitha partitë kanë udhëhequr me këtë sektor bile edhe partive minoritare u ka ardhur rendi të udhëheqin me këtë sektor, po ashtu këtë sektor e ka udhëhequr edhe Vetëvendosje për dy vite, prandaj siç duhet t’i ndajmë meritat ne duhet t’i ndajmë edhe përgjegjësitë për atë se nuk kemi arritur ta ringrisim një sektor funksional shëndetësor. Sot ky sistem ka shumë mungesa, ka shumë paqartësi, ka shumë ushtrues detyre, ka shumë keq-menaxhim, kemi edhe sektorin e informimit shëndetësor i cili nuk po funksion, i cili në vitin 2017 është kthyer në pikën zero. Sot kemi dëshpërim të punëtorëve shëndetësor, po ashtu pa kënaqësi nga pacientët, ky dëshpërim, kjo pakënaqësi nuk është e tanishme por është e shtresuar dhe grumbulluar të cilat tani po vinë në shprehje edhe këto ditë”, tha ai.

Në seancën e sotme plenare nuk po marrin pjesë ministrat, ndërsa po merr pjesë një numër i vogël deputetësh./KP/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë