Dëmet në tokat bujqësore nga vërshimet, kompensimi i tyre pritet pas vlerësimeve

16.01.2021

Vërshimet e fundit në Kosovë kanë përmbytur edhe dëme në tokat bujqësore, duke u shkaktuar dëme të mëdha në kulturat e mbjellura. Dëme të tilla janë shkaktuar edhe në Komunën e Suharekës, kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës, Bali Muharremaj. Fermerët të cilët kanë pësuar nga këto vërshime kërkojnë ndihmën e shtetit për […]

Dëmet në tokat bujqësore nga vërshimet, kompensimi i tyre pritet pas vlerësimeve Foto: Ilustrim

Vërshimet e fundit në Kosovë kanë përmbytur edhe dëme në tokat bujqësore, duke u shkaktuar dëme të mëdha në kulturat e mbjellura.

Dëme të tilla janë shkaktuar edhe në Komunën e Suharekës, kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës, Bali Muharremaj.

Fermerët të cilët kanë pësuar nga këto vërshime kërkojnë ndihmën e shtetit për kompensim, ndërsa ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa thotë se pas vlerësimeve të dëmeve, do të bëjnë kompensimin financiar të këtyre dëmeve.

Besian Mustafa për KosovaPress ka thnënë se fatkeqësisht është një numër i madh i komunave ku kanë pësuar fermerët nga fatkeqësitë natyrore ose nga reshjet e fundit.

Ai po ashtu ka thënë se pas vlerësimeve të dëmeve, me anë të një vendimi qeveritar do të kompensohen ato me mjete financiare.

“Vërshimet kanë qenë mjaft të mëdha ka qenë e pa mundur edhe lëvizja e zyrtarëve komunal në disa nga këto treva. Tani komisionet kanë filluar të dalin në terren për të evidentuar dhe vlerësuar dëmet. Sa po të kemi raportet finale do të bëjmë një përmbledhje përfundimtare për të gjitha komunat dhe do të nxjerrim një vendim në qeveri për kompensimin financiar të këtyre dëmeve”, ka thënë Mustafa.