“Deklarimi i adresës zyrtare të vendbanimit”, Ministria e Brendshme jep sqarime si të bëhet

28.10.2024

Agjencia e Regjistrimit Civil, me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve që dalin nga përgjegjësitë e ngarkuara në fushën e aktiviteteve të saj, në vazhdimësi është duke avancuar dhe lehtësuar shërbimet për qytetarë përmes digjitalizimit dhe shërbimeve “online”.

“Deklarimi i adresës zyrtare të vendbanimit”, Ministria e Brendshme jep sqarime si të bëhet Foto: Ilustrim

Së fundmi, si rrjedhojë e veprimtarisë së ARC-së, është funksionalizuar shërbimi për deklarim të adresës zyrtare të vendbanimit nga Agjencia e Regjistrimit Civil, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë për Shoqëri të Informacionit.

Përmes digjitalizimit të këtij procesi, deklarimi i adresës zyrtare të vendbanimit bëhet më i lehtë dhe i thjeshtë përr qytetarin, duke shfrytëzuar platformën shtetërore e-Kosova, pa pasur nevojë të paraqitet medoemos në Zyrën e Gjendjes Civile.

Tani e tutje, ekzistojnë dy mënyra të deklarimit të adresës:

1.         Mënyra e parë dhe më e lehta është përmes platformës e-Kosova, duke shfrytëzuar shërbimin për “Deklarimin e adresës zyrtare të vendbanimit” në linkun:  https://ekosova.rks-gov.net/SubService/580

2.         Mënyra e dytë është paraqitja e qytetarit fizikisht në Zyrën e Gjendjes Civile, duke u asistuar nga zyrtarët e kësaj zyre.

Procesi i deklarimit të adresës zyrtare të vendbanimit ndihmon në lehtësimin e shërbimeve ndaj qytetarit, duke përfshirë:

•          Adresën unike dhe zyrtare të vendbanimit;

•          Përzgjedhjen e mjekut familjar-bazuar në adresën e deklaruar;

•          Shpërndarjen më të lehtë dhe më të shpejtë të shërbimeve postare;

•          Saktësinë e adresës për shërbimet mjekësore emergjente;

•          Saktësinë dhe unifikimin e adresës në të gjitha faturat komunale.

Duke kërkuar nga të gjithë qytetarët që të angazhohen dhe bashkëpunojnë këtë proces, sigurojmë se vëmendje e veçantë dhe shumë e madhe i është kushtuar sigurisë së të dhënave personale, ruajtjes dhe cilësisë së tyre.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More