DASH thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shtensionojnë situatën

19.03.2024

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka mirëpritur dialogun që sot është mbajtur në Bruksel për çështjen e rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës.

DASH thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shtensionojnë situatën Foto: Ilustrim

DASH-i ka bërë thirrje që diskutimet të vazhdojnë me urgjencë.

“Këto janë bisedime që i mirëpresim, që po mbahen sot në Bruksel brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja, përfshirë diskutime për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës. Besojmë se këto diskutime duhet të vazhdojnë me urgjencë”, ka thënë sot zëvendës zëdhënësi i DASH-it, Vedant Patel në konferencë për media.

Sipas tij, dialogu i lehtësuar nga BE-ja është kanali adekuat për të zgjidhur këto çështje të ndërlidhura me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Patel ka thënë se SHBA-ja ka qenë e qartë duke shprehur shqetësimet e saja për rregulloren e re të BQK-së.  Ai ka thënë se kanë përsëritur thirrjet vazhdimisht për Kosovën e Serbinë që të shtensionojnë situatën./RTK/