10 vjet nga nënshkrimi i katër marrëveshjeve Kosovë–Serbi në Bruksel

25.08.2025

Më 25 gusht 2015, në Bruksel, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë nënshkruan katër marrëveshje në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve.

10 vjet nga nënshkrimi i katër marrëveshjeve Kosovë–Serbi në Bruksel Foto: Ilustrim

Nënshkrimi u bë në prani të shefes së atëhershme të diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Marrëveshjet përfshinin:

  • Telekomunikacionin,
  • Energjinë,
  • Lirimin për qarkullim të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë,
  • Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas nënshkrimit theksoi se “Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive” dhe se të gjitha marrëveshjet janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Edhe ish-ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dha një qëndrim të ngjashëm, duke deklaruar se marrëveshjet janë në përputhje të plotë me kornizën kushtetuese të Kosovës dhe se asociacioni nuk do të ketë fuqi ekzekutive.

Nga ana tjetër, pala kosovare dhe bashkësia ndërkombëtare kishin insistuar që të katër marrëveshjet të nënshkruhen së bashku, pasi Kosova ishte e interesuar kryesisht për tre marrëveshjet e para, ndërsa Serbia për atë që lidhej me asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në Serbi, presidenti i atëhershëm, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se asociacioni do të ketë kryetarin, nënkryetarin, kuvendin, këshillin, stemën dhe flamurin e vet. Sipas tij, asociacioni do të vendosë për katër fusha të parashikuara në marrëveshjen e Brukselit: shëndetësinë, arsimin, planifikimin urban e rural, si dhe zhvillimin ekonomik. Vuçiq shtoi gjithashtu se Serbia do të ketë të drejtë të financojë asociacionin pa paguar tatime apo taksa.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More