Dalja nga Kosova, më shumë se 3 orë pritje në Merdarë! Çfarë po ndodh në pikat kufitare?

15.08.2025

Të dhëna aktuale tregojnë se makinat private kalojnë kufirin brenda 3-5 minutash në pikat tjera kufitare, por kohëzgjatja e pritjes në Merdarë është rritur në mënyrë drastike.

Aktualisht, pritja në dalje është 180-200 minuta, ndërsa në hyrje është 3-5 minuta. Për më tepër, radha e automjeteve në dalje ka arritur deri në 1500 metra, shkruan Urgjent.com.

Për fat të mirë, situata është ndryshe në pikat e tjera kufitare. Sipas të dhënave, shumica e pikave kufitare kanë fluks të lehtë me një kohë mesatare pritjeje prej 3-5 minutash për hyrje dhe dalje, si për automjetet ashtu edhe për kamionët.

Pikat e kalimit kufitar si Bërnjak, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmicë, kanë fluks të lehtë, pa radhë të raportuara. Megjithatë, një rritje e vogël e kohës së pritjes është raportuar në Jarinje, ku automjetet presin 10-20 minuta në hyrje, ndërsa radha është 500 metra.