Çmimet tavan për produktet esenciale/ Ekonomistët: Projektligji në kundërshtim me parimet për tregtinë e lirë

  • 19.10.2022
Çmimet tavan për produktet esenciale/ Ekonomistët: Projektligji në kundërshtim me parimet për tregtinë e lirë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të enjten do të shqyrtojnë Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore përmes të cilin parashihen të vendosen çmimet tavan për produktet e listës esenciale.

Kështu ka bërë të ditur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të hënën, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Për këtë projektligj të propozuar nga partia në pushtet, ka reaguar ish-ministri i Financave, Haki Shatri.


Ai ka thënë për Front Online se ky projektligj është në kundërshtim me ligjin.

Ai thotë se Qeveria e Kosovës duhet të merr ndonjë vendim tjetër për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga kriza ekonomike e jo çmime tavan.

“Kjo po bie në kundërshtim me parimet që janë për tregtinë e lirë dhe me ligjin, në këto rrethana të pazakonshme është dashtë të nxirret ndonjë vendim për t’i ndihmuar qytetarët me nevojë. Çmimi tavan besoj që ka me pas efekt qe nuk lejon të rritën çmimet më shumë se sa që janë, por nuk duhet të përkeqësohet gjendja për kategorinë e qytetarëve që kanë nevojë”, tha ai.

Sipas ish-ministrit të Financave, Qeveria ka pasur shumë mundësi të tjera se vendimin për çmimin tavan për produktet esenciale.

“Ka pasur plotë mundësi tjera të merr Qeveria e jo vetëm çmimin tavan ka mundur ta ulë TVSH-në për këto produkte me zbrit ne 0 përkohësisht, për naftën e plotë mundësi tjera por këta janë në pushtet dhe siç i marrin vendimit ashtu po ju dalin edhe rezultatet”, u shpreh Shatri.

I të njëjtit mendim se vendosja e çmimit tavan për produktet e listës esenciale, e shkel ligjin është edhe eksperti i ekonomisë, Musa Limani.

Limani deklaroi për Front Online se Qeveria nuk ka të drejtë të ndërhyjë në çmimet e ekonomisë së tregut.

Sipas tij, shteti duhet të intervenojë në këto raste.

 “Çmimi në ekonominë e tregut  në bazë të ofertës dhe kërkesës, Qeveria nuk ka të drejtë të ndërhyjë sepse thënë veprimin e ligjeve ekonomike dhe unë nuk e kuptojë Qeverinë tonë që edhe te çmimi i naftës dhe tash te artikujt po tenton me vu çmime, por nuk duhet. Në këtë rast shteti duhet të intervenojë në bazë të ndryshimit të politikës fiskale duke ulë normat e tyre në TVSH”, potencoi Limani.

Në lidhje me këtë projektligj që do të shqyrtohet të enjten në Kuvend ka reaguar sot edhe ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti ka  thënë se dy projektligje, që do të diskutohen këtë të enjte, do t’i japin goditje të rëndë ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së lirë në Kosovë, ku një qasje e tillë e kufizimit të konkurrencës mund të vlejë vetëm kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë