“Trusti është i kontribuesëve, prandaj Qeveria ta lejojë tërheqjen”

21.04.2022

Qeveria nuk dha asnjë mendim lidhur me këtë çështje. E në bazë të procedurave legjislative, ky Projektligj automatikisht mund të trajtohet në Kryesi të Kuvendit. Në pikëpamjen ekonomike, nga ekspertët e kësaj fushe konsiderohet si i palogjikshëm moslejimi i tërheqjes së Trustit. Eksperti i ekonomisë, Musa Limani thotë se nuk ka të drejtë askush t’i […]

“Trusti është i kontribuesëve, prandaj Qeveria ta lejojë tërheqjen” Foto: Ilustrim

Qeveria nuk dha asnjë mendim lidhur me këtë çështje.

E në bazë të procedurave legjislative, ky Projektligj automatikisht mund të trajtohet në Kryesi të Kuvendit.

Në pikëpamjen ekonomike, nga ekspertët e kësaj fushe konsiderohet si i palogjikshëm moslejimi i tërheqjes së Trustit.

Eksperti i ekonomisë, Musa Limani thotë se nuk ka të drejtë askush t’i pengojë kursimtarët e Trustit për t’i shfrytëzuar ato mjete.

Në rast se pengohet kjo, atëherë Limani kërkon që Qeveria të gjej zgjidhje për ta zbutur situatën e rëndë sociale.

“Në qoftë se pengohet, atëherë Qeveria duhet të marrë masa urgjente që të zgjidh problemin përmes masave qoftë politikës fiskale ose të tjera, ta zgjidh problemin ta zbusë situatën e rëndë sociale. Janë mjete individuale, personale, dhe unë mendoj se nuk ka të drejtë që askush që t’i pengojë kursimtarët e Trustit që t’i shfrytëzojë këto mjete”, tha ai për FrontOnline,

Se nuk ka arsye Qeveria të mos lejojë tërheqjen e Trustit, e thotë edhe ekonomisti, Mustafë Kadriaj.

Ai thotë se buxheti nuk dëmtohet nga kjo tërheqje e mjeteve, përkundrazi përfiton shteti.

“Më e rëndësishmja që Qeveria nuk humbë asgjë, përkundrazi përfiton për faktin që nuk dëmtohet buxheti, njëherit fuqizohet fuqia blerëse e cila ndikon në qarkullim ekonomik rrjedhimisht do të ndikojë edhe në arkën e shtetit përmes taksave dhe tatimeve”, thotë ai.

Kadriaj thotë se nëse mendojnë se nuk zgjidhet problemi me tërheqjen e mjeteve të Trustit, sipas tij as me 100 euro për një muaj nuk mund të dilet nga kriza.

Qytetarët në Kosovë janë goditur nga një rritje e lartë e çmimeve të konsumit.