Ardhja e mërgimtarëve, rriten çmimet e biletave të fluturimit
Të udhëtosh me avion për fundvit nga destinacionet europiane drejt Prishtinës duhet të mendohesh mirë.
Foto: Ilustrim
Çmimet e biletave janë rritur ndjeshëm nga të gjitha destinacionet kryesore ku jetojnë shqiptarët, si nga Zvicra, Italia, Gjermania, Austria etj,.
Nga Zurich për në Prishtinë me kompaninë Swiss, bileta për një person në ardhje me datën 21 dhjetor fillon nga 401 EUR dhe kthim me datën 10 janar fillon me 200 EUR.
Edhe me EasyJet që njihet kompani me çmime më të lira, nëse në datat e njëjta zgjedh të fluturosh nga Gjeneva në Prishtinë çmimi është 474 EUR për ardhje dhe 174 EUR për biletë kthyese.
Për krahasim, nëse zgjedh të udhëtosh nga Prishtina për në Gjenevë të Zvicrës me datën 21 dhjetor me kompaninë EasyJet atëherë bileta kushton 67 EUR. Me afrimin e pushimeve dimërore çmimet e biletave të udhëtimit vazhdojnë të rriten.
Një familje mesatare me 4 anëtarë, që vjen nga Zvicra vetëm për bileta do të shpenzojë të paktën rreth 2600 EUR, shumë që është e konsiderueshme, teksa mërgimtarët gjithnjë ankohen se kudo në Europë ata mund të fluturojnë me bileta të lira, 50-60 euro një drejtim ose vajtje-ardhje, përmes operatorëve low cost.
Çmime të larta kanë edhe biletat nga Gjermania për në Kosovë. Psh. nëse me datën 21 dhjetor një familje katër anëtarëshe zgjedh të udhëtojë nga Stuttgart për në Prishtinë vetëm për ardhje do duhej të pagujë 4×299= 1196 EUR.
Gjendja në pikat kufitare: Pritje deri në një orë e gjysmë në Merdarë dhe 2.5 orë në kufirin Serbi-Kroaci