BSPK: Draftligji i pagave është i papranueshëm, diskriminon punonjësit

27.02.2022

Atdhe Hykolli nga BSPK, thotë për KosovaPress, se është i papranueshëm ligji i ri për paga, pasi që kjo diskriminon punonjësit e Kosovës. “BSPK-ja është pjesë e ligjit të pagave, ne e kemi biseduar vetëm pjesën e parë të draftit. BSPK-ja i ka pasur edhe konkluzionet e veta, ndërsa pjesa tjetër shtojcat që kanë dalë […]

BSPK: Draftligji i pagave është i papranueshëm, diskriminon punonjësit Foto: SuharekaOnline

Atdhe Hykolli nga BSPK, thotë për KosovaPress, se është i papranueshëm ligji i ri për paga, pasi që kjo diskriminon punonjësit e Kosovës.

“BSPK-ja është pjesë e ligjit të pagave, ne e kemi biseduar vetëm pjesën e parë të draftit. BSPK-ja i ka pasur edhe konkluzionet e veta, ndërsa pjesa tjetër shtojcat që kanë dalë në publik, për ne është e papranueshme dhe nuk e pranojmë në formën që ka dalë në mjetet e informimit… Ne jemi pjesë e komisionit, ne kemi pasur një takim dhe po presim pjesën zyrtare që vetë ata kanë deklaruar që do të na dërgojnë dhe diskutojmë. Mirëpo, prapë po them që ky ligj që ka dal është i papranueshëm për ne, sepse i diskriminon punonjësit e Kosovës”, thotë Hykolli.

Sa i përket ndarjes së kategorive, Hymolli shprehet se të gjitha kategoritë e punonjësve janë nënvlerësuar nga drafti që ka dalë, përveç asaj politike. Ndërsa i pyetur se a do të ketë ndonjë protestë për këto pakënaqësi, Hymolli nuk e mohoi, pavarësisht asaj që tha se është duke u munduar të dialogojë për këtë çështje.

“Unë mendojë që të gjitha kategoritë, përpos atyre që janë politike, të gjitha kategoritë e tjera, punonjësit tonë, anëtaret tonë që janë pjesë e punës në Kosovë, janë të nënvlerësuar me këtë draft që ka dalë jashtë….Ne paraprakisht po mundohemi sepse ne jemi partner social me Qeverinë e Kosovës, andaj po mundohemi që gjërat t’i dialogojmë, mirëpo siç e dinë i gjithë opinioni, ne i kemi edhe veprimet sindikale por po besojë që nuk do të shkojë puna deri tek ndonjë protestë”, tha Hykolli.