Bruto Produkti Vendor në Kosovë arrin në rreth 8 miliardë euro, për kokë banori është mbi 4 mijë euro
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat e rishikuara të Bruto Produktit Vendor (BPV) sipas dy qasjeve (sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve), me çmime aktuale dhe çmime te vitit paraprak për periudhën 2008-2021, bazuar në ESA 2010. BPV me çmime aktuale në vitin 2021 ishte 7,96 miliard Euro. Rritja reale në […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat e rishikuara të Bruto Produktit Vendor (BPV) sipas dy qasjeve (sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve), me çmime aktuale dhe çmime te vitit paraprak për periudhën 2008-2021, bazuar në ESA 2010.
BPV me çmime aktuale në vitin 2021 ishte 7,96 miliard Euro.
Rritja reale në vitin 2021, ne krahasim me vitin 2020 ishte 10.75%. BPV për kokë banori për vitin 2021 ishte 4 486 Euro.
Rritje reale për vitin 2021 kishte në këto aktivitete ekonomike: Hotele dhe restorante (34.7%); Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i automjeteve dhe motoçikletave (18.8%); Transport dhe magazinim (14.3%); Industri përpunuese (10.6%); Ndërtimtari (8.8%); Aktivitete administrative dhe mbështetëse (8.5%); Art, zbavitje dhe rekreacion (8.0%); Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike (6.7%); Edukim (6.6%); Aktivitete financiare dhe të sigurimit (6.2%); Furnizim me ujë (6.1%); Informim dhe komunikim (4.3%); Industri nxjerrëse (4.3%); Shërbime të tjera (3.6%); Afarizëm me pasuri të patundshme (2.5%); Shëndetësi dhe aktivitete të punës sociale (1.1%).
Ndërsa, rënie kishte në këtë aktivitete: Administrim publik dhe i mbrojtjes, sigurim i detyrueshëm social (-0.9%); Furnizim me energji elektrike dhe me gaz (-2.1%); Bujqësi, gjueti, pylltaria dhe peshkim (- 2.5%).
Ndërkaq, rritje reale sipas komponentëve kryesorë të BPV-së me qasjen e shpenzimeve për vitin 2021 ishte te: Eksporti i shërbimeve (88.8%); Eksporti i mallrave (51.6%); Importi i shërbimeve (44.3%); Importi i mallrave (FOB) (28.8%); Formimi i bruto kapitalit (10.7%); Shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (9.0%); Shpenzimet e konsumit final (7.5%).
Kurse, rënie kishte në këta komponentë: Ndryshimet në inventar (-7.9%).