Britania mbështet pa kushte anëtarësimin e Kosovës në KiE

07.05.2024

Britania e Madhe ka thënë se e mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Britania mbështet pa kushte anëtarësimin e Kosovës në KiE

Shefi i Zyrës për komunikim, Richard Le Vay, ka thënë se e inkurajon Kosovën në rrugën për anëtarësim në këtë organizatë të Bashkimit Evropian.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe e inkurajon të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar mbështetjen e nevojshme për një votim të suksesshëm në Komitetin e Ministrave”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  Këto janë nëntë vendimet që i miratoi Qeveria në mbledhjen e fundit

Ndërsa, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se është koha që Qeveria e Kosovës t’i bindë shtetet për pranim në KiE, duke ndërmarrë “hapa të tjerë konkretë drejt krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Etiketat