BPSK merr vendim: Më 12 maj fillon greva

28.04.2022

Nga BSPK kanë dhënë arsyetim se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar nga ana e Qeverisë së Kosovës. Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli ka deklauar se vendimi ka qenë unik dhe se më 20 maj do të mbahet protestë. “Sapo përfunduam takimin mbledhjen e BSPK-së dhe u them […]

BPSK merr vendim: Më 12 maj fillon greva Foto: Ilustrim

Nga BSPK kanë dhënë arsyetim se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli ka deklauar se vendimi ka qenë unik dhe se më 20 maj do të mbahet protestë.

“Sapo përfunduam takimin mbledhjen e BSPK-së dhe u them se jemi është shumë unik me të gjitha kërkesat dhe të gjitha veprimet që do t’i marrim në të ardhmen.

Ne sot vendosëm që krahas që është hap një tunel i vogël i dialogut social me qeverinë e Kosovës ne do të vazhdojmë me veprimet tona me datën 12 maj kemi vendos që të fillojmë me një grevë 1 orshe për të gjithë të punësuarit e Kosovës dhe vazhdojmë me protestën me 20 maj me protestën e veprimet tjera sindikale”, tha ai.