Borrell thirrje Kosovës dhe Serbisë të rrisin vullnetin për marrëveshje

28.11.2023

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia, do jenë temë diskutimi në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s. Në një adresim të tij, me të arritur në selinë e NATO-s, Borrell u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të krijojnë kushte për zbatimin e marrëveshjes. […]

Borrell thirrje Kosovës dhe Serbisë të rrisin vullnetin për marrëveshje Foto: Ilustrim

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia, do jenë temë diskutimi në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s.

Në një adresim të tij, me të arritur në selinë e NATO-s, Borrell u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të krijojnë kushte për zbatimin e marrëveshjes.

”Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rrisin vullnetin për marrëveshje për rrugën e tyre europiane”.

Sipas tij bashkëpunimi mes BE-së NATO-s në Kosovë, për situatën në veri është me rëndësi jetike.

Tutje Borrell mes tjerash u shpreh se do vazhdojnë të sigurojmë stabilitet në këtë pjesë të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë.