Borrell: Qeveria të formohet sa më shpejtë, është koha e duhur të ndodhë liberalizimi

30.01.2020

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të Jashtme, Joseph Borrell, pas takimit me presidentin Hashim Thaci, ka kërkuar që qeveria e re të formohet sa më shpejt. Ai po ashtu ka folur edhe për liberalizimin e vizave ku ka thënë se tashmë Kosova i ka përmbushur të gjithas kriteret dhe se pret një vendim […]

Borrell: Qeveria të formohet sa më shpejtë, është koha e duhur të ndodhë liberalizimi Foto: Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borrell dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të Jashtme, Joseph Borrell, pas takimit me presidentin Hashim Thaci, ka kërkuar që qeveria e re të formohet sa më shpejt.

Ai po ashtu ka folur edhe për liberalizimin e vizave ku ka thënë se tashmë Kosova i ka përmbushur të gjithas kriteret dhe se pret një vendim pozitiv nga Komisioni Evropian,

Por që ka hezituar të japë ndonjë datë të mundshëm se kur kosovarët mund të lëvizin të lirë.

“Jam shumë i kënaqur që jam në Kosovë. Jam këtu që t’i ofrojë ndërmjetësimin tonë dhe t’i përgjigjemi besimit tuaj. Të mundohemi të vazhdojmë bashkëpunimin. Për mua BE nuk është i kompletuar pa Ballkanin Perëndimor. Po i shoh vuajtjet qe i keni pasur dhe deshifroj që të siguroj stabiliteti dhe siguri për secilin. Nuk po e bëjmë për publikun por po është ashtu. Liria e secilit është prioritetet tona. Nuk mund ti lejojmë vetës që të kemi Ballkanin e ndarë dhe të jenë të ndara nga njëra-tjetra. Të ndalojmë vuajtjet që kanë ndodhur nëpër botë”, raporton EkonomiaOnline.

“Kosovarët janë të lirë të vendosin për fatin e vet dhe është çështje e tyre të marrin vendime dhe jo të bisedojnë për ne për fatin e vet dhe çfarë do të ndodhë me këtë vend. Të krijoni qeverinë sa më shpejt që është e mundur dhe jam i lumtur që presidenti me sqaroj se do të ndodhë shumë shpejt. Është çështje e ndjeshme dhe e kuptoj në plotësi dhe me lejoni se nuk mund të ju premtoj se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave pasi merret nga anëtaret. Por si komision mund të them se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave. Është koha e duhur që të lëvizet dhe të përfundohet”, tha ai.

“Mund të ju siguroj se nga ana e Komisionit Evropian kjo do të merret shumë shpejt për secilin shtet. Ne kemi mbështetur Kosovën dhe e dini se me shume se 1 miliardë është invesuar nga unioni evropian.

Përfaqësuesi i Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se nuk është detyrë e tij që t’i bind 5 shtetet e BE-së që ta njohin Kosovën, ndërsa tha se bashkërisht me amerikanët do të punojnë për të mundësuar arritjen e një marrëveshje përfundimtare ndërmejt Kosovës dhe Serbisë.

“Amerikanët kanë shumë plane, për çdo gjë. Është një çështje që të kesh plan dhe një tjetër që të angazhohesh që të kesh sukses. Ne kemi qenë të angazhuar dhe kemi shpenzuar 1 miliardë në Kosovë. Por unë nuk po bëj garë me amerikanët. Ne do të punojmë bashkërisht dhe nuk do të ketë diferenca mes neve që t’i zgjedhin problemet. Nuk jemi këtu që të vendosim faj njëri tjetrit. Nuk jemi larg procesit por të kyçur në proces.

“Janë 5 shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën. Nuk është detyra ime t’i bind. Këtu jam si një njëri përgjegjës për politikën evropiane. Të lehtësojë negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja mund të vijë vetëm kur këto të dyja pajtohen”, tha ai.