Bordi i ZRRE-së mban mbledhje të jashtëzakonshme për çështjen e kompensimit për rrymën në veri

05.04.2024

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme, me fillim nga ora 10:30.

Bordi i ZRRE-së mban mbledhje të jashtëzakonshme për çështjen e kompensimit për rrymën në veri Foto: Ilustrim

Në rend dite është vetëm një pikë: Implementimi i Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me kompensimin e qytetarëve për faturimin që u është bërë për rrymën e shpenzuar në veri.

Para dy ditësh, Kryetari i Bordit të ZRRE’së, Ymer Fejzullahu, tha se mundësia është që këto mjete të kthehen brenda një periudhe 6-vjeçare, nga rreth 1 euro për muaj, ashtu që këta qytetarë do të paguajnë nga 1 euro më pak në faturat e rrymës për gjashtë vjet.

Sipas një përllogaritje bazuar në shumën e kompensimit për secilin muaj dhe periudhës përgjatë së cilës parashihet të kryhet kompensimi, i bie që vlera që do të kompensohen qytetarët është nga 72 euro.

Nga kompensimi pritet të përfitojnë mbi 550 mijë konsumatorë.