Bora mbulon vendin, këto janë temperaturat

21.01.2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas këtyre temperaturave dhe rrezeve të diellit që përfshinë vendin tonë, gjendja sinoptike do të ndryshojë dukshëm, si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë polare. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe me reshje. Sipas institutit, fillimisht do të […]

Bora mbulon vendin, këto janë temperaturat Foto: Herolind Bytyçi | HALLKA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas këtyre temperaturave dhe rrezeve të diellit që përfshinë vendin tonë, gjendja sinoptike do të ndryshojë dukshëm, si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë polare. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe me reshje.

Sipas institutit, fillimisht do të ketë riga shiu, meqë temperaturat janë në vlerat pozitive.

“Mirëpo, pas rënies së fushave termike, rigat e shiut do të shoqërohen në reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim.