Bora e parë për këtë vit sjell temperatura deri -10°C

para 35 dite

Një front i ftohtë po përmbys temperaturat në Kosovë, duke sjellë me vete borën e parë të vitit.

Bora e parë për këtë vit sjell temperatura deri -10°C

Sipas parashikimeve meteorologjike, të shtunën pritet të ketë reshje bore me intensitet të ndryshueshëm në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe shtresa të vogla.

Rrafsh i Dukagjinit do të përjetojë reshjet më të dendura, ndërsa herët në mëngjes pritet të ketë ndërprerje të tyre. Pjesa tjetër e ditës do të karakterizohet nga vranësira dhe intervale me diell, me mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit.

Krahas reshjeve, edhe temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme. Minimalet do të lëvizin prej -5 deri në -1°C, ndërsa maksimalet prej -1 deri në 2°C. Në mbrëmje, për shkak të kthjellimeve, pritet një ulje e mëtejshme e temperaturave, sidomos gjatë natës, deri në -10°C.

Era do të fryjë me shpejtësi prej 10-40 km/h, duke shtuar ndjesinë e ftohtit. Autoritetet bëjnë thirrje që të gjithë të marrin masat e nevojshme për t’u mbrojtur nga të ftohtit, duke veshur rroba të ngrohta dhe duke shmangur qëndrimin e zgjatur në ambiente të hapura.

Etiketat

Ofertat e fundit