Bizneset që punësojnë vajza dhe gra do të mbështeten nga shteti deri në 50% të pagës për 3 muajt e parë të 2023’s

14.12.2022

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se do ta rihapë përsëri masën 1.3 në të cilën vitin që po lëm pas janë punësuar afër 5 mijë vajza dhe gra. “Pas suksesit të jashtëzakonshëm të masës 1.3 gjatë vitit që po lëmë pas, ku u punësuan afër 5 mijë vajza dhe gra, kemi vendosur që të […]

Bizneset që punësojnë vajza dhe gra do të mbështeten nga shteti deri në 50% të pagës për 3 muajt e parë të 2023’s Foto: Ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se do ta rihapë përsëri masën 1.3 në të cilën vitin që po lëm pas janë punësuar afër 5 mijë vajza dhe gra.

“Pas suksesit të jashtëzakonshëm të masës 1.3 gjatë vitit që po lëmë pas, ku u punësuan afër 5 mijë vajza dhe gra, kemi vendosur që të rihapim këtë masë edhe njëherë.” thuhet në njoftimin e ATK-së.

Duke filluar nga ky muaj e deri më 15 prill të vitit 2023 bizneset që hapin vende të reja pune për vajza e gra do të mbështeten me deri në 50% të pagës për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me vendim.

Njoftimi i plotë:

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të masës 1.3 gjatë vitit që po lëmë pas, ku u punësuan afër 5 mijë vajza dhe gra, kemi vendosur që të rihapim këtë masë edhe njëherë.

Pra, nisur nga ky muaj e deri më 15 prill, bizneset që hapin vende të reja pune për vajza e gra do të mbështeten me deri në 50% të pagës për 3 muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me vendim.

Kusht për kualifikim është që personi që punësoni ju si biznes, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune më herët.