“Bizneset në vështirësi, shteti ka bllokuar investimet kapitale”

10.10.2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë për bllokim të ekonomisë dhe investimeve kapitale. Ai përmes në postimi në Facebook, ku ka treguar për vizitën e një biznesi familjar, ka thënë se kur shteti nuk mbështetë bizneset, atëherë edhe ato nuk kanë si t’i mbështesin punëtorët e vet. “Sot, po humbasim […]

“Bizneset në vështirësi, shteti ka bllokuar investimet kapitale” Foto: Ilustrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë për bllokim të ekonomisë dhe investimeve kapitale.

Ai përmes në postimi në Facebook, ku ka treguar për vizitën e një biznesi familjar, ka thënë se kur shteti nuk mbështetë bizneset, atëherë edhe ato nuk kanë si t’i mbështesin punëtorët e vet.

“Sot, po humbasim të gjithë. Shteti ka bllokuar ekonominë dhe investimet kapitale; bizneset së këndejmi janë në vështirësi; e punëtorët e vendit – njerëzit tanë – humbasin si përfundim.

Do të takojmë secilin biznes prodhues në Kosovë. Do të flasim me ta; me secilin nga ta. LDK sot po dëgjon. Nesër, me njerëzit më profesionistë e më të mirë të vendit, do t’i japim zgjidhjet e domosdoshme për ta, punëtoret e tyre dhe për vet shtetin”, ka shkruar Abdixhiku.