Bislimi shkon në Hungari, priten takime të rëndësishme

13.05.2024

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka shkuar në Hungari.

Bislimi shkon në Hungari, priten takime të rëndësishme Foto: Ilustrim

Gjatë qëndrimit dyditor në Budapest, ai do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Kosovës për Administratë Publike dhe Universitetit të Shërbimeve Publike të Hungarisë, Ludovika.

Gjatë kësaj vizite, ndër të tjera, zëvendëskryeministri Bislimi pritet të takohet edhe me ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë, Peter Szijjarto si dhe me ministrin për Çështje të BE-së, Janos Boka.