Bie interesimi për t’u vaksinuar kundër COVID-19, për 24 orë u administruan vetëm 607 doza

30.11.2021

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë administruar vetëm 607 doza të vaksinës anti-COVID. Një gjë e tillë është bërë e ditur në raportin 24 orësh të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë (MSh). Sipas kësaj ministrie, numri i vaksinave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 615 mijë e 360. 853 […]

Bie interesimi për t’u vaksinuar kundër COVID-19, për 24 orë u administruan vetëm 607 doza Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë administruar vetëm 607 doza të vaksinës anti-COVID.

Një gjë e tillë është bërë e ditur në raportin 24 orësh të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë (MSh).

Sipas kësaj ministrie, numri i vaksinave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 615 mijë e 360.

853 mijë e 765 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 607 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.615.360 doza të vaksinës. Deri më sot 761.595 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Minsitria e Shëndetësisë.